Komplikohet gjithnjë e më shumë situata e andrea Stramacionit në Iran. trajneri italian i skuadrës së Estegalit nuk është lejuar të kthehet në Itali duke qenë se kampionati iranian është ndërprerë. Në aeroport, policia iraniane konstatoi se atij dhe 3 bashkëpunëtprëve të tij u ishte skaduar viza turistike, dicka që e habiti Stramacionin
Trajneri kontaktoi menjëherë me ambasadën italiane në mënyrë që kjo situatë të zgjidhej sa më shpejtë. Stramacioni ditët e kaluara u bë protagonist në media për shkak të nervozizmit të shfaqur prej tij duke theksuar se ndaj tij dhe stafit teknik është treguar mungesë respekti nga ana e klubit.
tekniku italian dhe bashkëpunëtorët e tij janë të bindur se klubi ka bllokuar lejen fillestare të punës që ishte 2 vjet aq sa ishte edhe kontrata e firmosur.
sfidanti.al