Euroleague, mirupafshim në tetor! Anulohet sezoni 2019/20

Basketbolli Evropian gjunjëzohet përballë coronavirusit; sezoni 2019/20 I Euroleague dhe EuroCup, I ndërprerë që në 12 mars për shkak të pandemisë u deklarua zyrtarisht i mbyllur

‘Evoluimi i ndryshëm i pandemisë në vende të ndryshme evropia nuk garanton barazi në kushtet e zhvillimit të stërvitjeve në përgatitje të ndeshjeve zyrtare-lexohet në një komunikatë të ECA.

Ishte ky një vendim i vuajtur, por që pritej. Kritikat në lidhje me Planin B për zhvillimin e 54 ndeshjeve të mbetura të fazës së rregullt dhe playoffit nga 4 në 26 korrik në një qytet të vetëm për t’u zgjedhur mes Beogradit, Kaunasit dhe Vilniusit ishin të shumta. Por edhe vetë basketbollistët  në një conferencë call me Jordi Bartomeut që prej 20 vitesh drejton kompeticionet më të rëndësishme të basketbollit evropian, ndikuan në marrjen e vendimit për të anuluar pjesën e mbetur të sezonit.

Pas kësaj, vemendja e Euroleague përqendrohet tek e ardhmja. Sezoni I ri do të nisë në fillim të muajit tetor me 18 skuadrat që ishin edhe në edicionin 2019/2020: ALBA Berlin, Anadolu Efes , AX Armani Exchange Milano, Crvena Zvezda, CSKA Moskë, Barcelona, Bayern Mynih, Fenerbahce, Khimki, KIROLBET Baskonia, ASVEL Villeurbanne, Maccabi Tel Aviv, Olympiacos, Panathinaikos, Real Madrid, Zalgiris Kaunas e Zenit.

Përsa I përket EuroCup sezoni 2020/21 do të nisë ne 30 shtator dhe do ta kenë vendin të garantuar 8 skuadrat e kualifikuar në cerekfinale të këtij edicioni, ndërsa 16 skuadrat e tjera do të caktohen në bazë të klasifikimit të kampionateve kombëtare.

Sfidanti.al