NBA duket se po shkon drejt marrjes së vendimit për reduktimin e pagave të basketbollistëve për shkak të pandemisë coronavirus. Lajmi bëhet I ditur nga rrjeti televiziv amerikan, ESPN sipas të cilit, Lega Amerikane e Basketbollit u ka dërguar një promemorie të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në kampionatin më spektakolar në botë ku citohej një klauzolë që është në kontratën kolektive të nënshkruar me Shoqatën e Basketbollisteve dhe që përmend fjalët epidemic/pandemic, ku theksohet se për shkaqe madhore pronarët mund t;I lejojnë vetes t’u mbajnë lojtarëve 1% të pagës për cdo ndeshje të pezulluar
Kampionati I NBA është I pezulluar që nga 11 marsi dhe janë regjistruar 11 raste pozitive me covid 19 ku përfshihen edhe emra të tillë si Kevin Durant apo Rudy Gobert
Në NBA, pagat merren në 2 data, 1 dhe 15 të cdo muaji. ESPN thekson se për momentin lojtarëve iu është garantuar marrja e plotë e pagës së 1 prillit, ndërkohë që nga 15 prilli e tutje kjo mund të mos ndodhë
Sfidanti.al