Edhe një anglez kundër anglezit: Hamiltoni e Mercedesi po ushtrojnë presion ndaj Verstapenit!

Si patriot ndoshta do të donte që të fitonte kampioni i tanishëm i botës, por Berni Ekëlstoun është një njeri që jeta e ka mësuar të jetojë globalisht. Ish-bosi i Formula 1, i doli në krah Maks Verstapenit, në garën e tij ndaj Ljuis Hamiltonit këtë sezon, duke akuzuar Mercedesin (pra edhe pilotin anglez) se po bëjnë “bulizëm” ndaj holandezit. “Ata po bëjnë dhunë psikologjike ndaj Maksit, – tha Ekëlstouni, – ata po bëjnë luftë psikologjike dhe nuk po luajnë me ndershmëri. Hamiltoni po përdor përvojën për ta dëmtuar rivalin, dhe shefi i Mercedesit, Toto Volf, po përpiqet të ndikojë tek drejtuesit e garave. Maksi është një fëmijë në krahasim me Ljuisin, dhe Hamiltoni ka një “makinë të vërtetë reklamuese” në favor”. Në garën e fundit, Mercedesi bëri akuza ndaj Verstapenit pas aksidentit me Hamiltonin, ndërsa Red Bulli e mbrojti pilotin e tij.

Sfidanti.al