Inzagi i jep kurajë Interit të tij: Meritonim më shumë në Madrid

Është ende një trajner pa shumë përvojë në Europë, dhe është krejtësisht i ndërgjegjshëm për këtë. Simone Inzagi është më shumë “i specializuar” për Serinë A, dhe do të duhet kohë që t’ia marrë dorën Championsit, ndaj edhe tregohet i qetë pas humbjes me Realin. “Ne meritonim më shumë në Madrid, – tha trajneri i Interit, – derisa doli Barela me karton të kuq, ndeshja ishte e hapur, pastaj ishte më e vështirë. Ky përjashtim do ta ndihmojë Barelën që të rritet, ai e kuptoi që bëri gabim të madh dhe i kërkoi falje të gjithëve”. Inzagi theksoi se Interi luajti një pjesë të parë me personalitet, krijuam shumë edhe pse e mbyllëm 0-1, diçka që nuk i përgjigjej asaj që ndodhi në fushë. “Të dyja ndeshjet me Realin i kemi bërë të mira, por i kemi humbur, e qartë që duhet të rritemi”, – përfundon Inzagi, që fton lojtarët të përqëndrohen tek Seria A derisa të kthehet Championsi në shkurt.

Sfidanti.al