E pabesueshme; ciklisti 90 vjecar rezulton me doping

Karl Grov është bërë lajmi i ditës në media. Ciklisti 90 vjecar, që u shpall kampioni i SHBA në kategorinë e moshës 90-94 vjec në 11 korrik duke vendosur një rekord të ri, përmendet edhe për një moment aspak të këndshëm dhe të pabesueshëm njëkohësisht. Grov rezultoi pozitiv në testet antidoping për substancën Epitrenbol, dicka të cilën e shpjegoi se e kishte marrë nga mishi i kontaminuar. Këtë tezë, Agjencia Antidoping e SHBA, USADA e pranoi dhe nuk e skualifikoi Grov por i hoqi titullin dhe rekordin

Në të njëjtën kohë, kjo agjenci konfirmoi se një ditë para garës, në 10 korrik Karl Grov rezultoi negativ në testet që kreu dhe shtoi se mishi që ai konsumoi ishte i kontaminuar me klomifen, një tjetër substancë e ndaluar nga agjencitë antidoping