Xhanluixhi Bufon habiti shumëkënd me vendimin e tij që ta vazhdonte karrierën e tij te PSZH-ja franceze dhe duke kujtuar qëndrimin e tij të gjatë të Juventusi, ai thotë diçka mjaft interesante që ka lidhje me futbollistin më me perspektivë të Fiorentinës.
Kur luante me Parmën në fillimet e tij, Bufoni e ndante dhomën e zhveshjes me Enriko Kiezën, ndërkohë që 20 vite më vonë fati donte që ai të luante përballë të birit të tij, futbollistit të ri të talentuar, Federiko Kieza, që konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit italian.
“Herën e parë, kur u përballa me Kiezën, u çorientova pak. Për herë të parë, po luaja kundër të birit të një ish-bashkëlojtari timit dhe atëherë mendova për herë të parë se kishte ardhur koha që unë të dilja në pension. Unë, në fakt, kam luajtur edhe me futbollistë të tjerë të rinj, bij të lojtarëve legjenda të kohës sime. Kjo është si një dhuratë për mua”, tha Bufoni në një prononcim në “Eurosport”.
Sfidanti.al