E pabesueshme, ‘bullafiqi’ Endi Ruiz, poshtëron kampionin Entoni Xhoshua

Ishte dukshëm mbi peshë, por kjo nuk e pengoi Endi Ruiz të shkatojë ndishta surprizën më të madhe në historinë e boksit. Boksieri kalifornian me origjinë meksikane mundi dhe poshtëroi në Madison Square Garden përballë 20 mijë shikuesve kampionin në fuqi të botës në kategoritë WBA, IBF, WBO, Entoni Xhoshua duke i shkaktuar humbjen e tij të parë.

Askush nuk e mendonte fitoren e Ruiz dhe kompanitë e basteve kishin vendosur një koeficient të lartë, e megjithatë boksieri me origjinë meksikane arriti të fitojë, madje ai e hodhi herë në tapet herë boksierin britanik përpara se Entoni Xhoshua të dorëzohej përfundimisht kundrejt rivalit të tij.

‘U munda nga një boksier i mirë-tha Entoni Xhoshua pas ndeshjes-është interesante të shoh se deri ku do të arrijë ai. Gjithsesi tani ai është kampioni, por unë do të kthehem’

sfidanti.al