Novak Gjokoviçi triumfoi në Kupën Dejvis me bluzën e përfaqësueses së Serbisë dhe, pas ndeshjes, në të cilën nuk humbi asnjë set ndaj spanjollit Ramos Vinjolas, ai foli para gazetarëve për situatën aktuale të tij. “Tani, gjithçka është në rregull, falë Zotit, dhe edhe bërrylin e kam më mirë. Shërbimin e kam në një nivel shumë më të mirë, madje, ndoshta, edhe më të mirin gjaë muajve të fundit. Kjo tergon se unë jam në rrugë të mbarë dhe se po progresojë mirë”, vuri në dukje raketa botërore nr.2. Në drejtim të Novakut, gjatë kohëve të fundit, ka pasur shumë kritika, për shkak të ushqyerjes së tij dhe deklaratave sa i përket qëndrimit ndaj tenisit, por, sidoqoftë, kësaj here, ai foli shkurt lidhur me këtë temë. “ Njerëzit presin shumë nga mua dhe unë i pranoj kritikat konstruktive. I shpreh mirënjohjen popullit tim për mbështetjen e madhe që më jep, por është fakt se ka edhe shumë të tillë që nuk më duan”, tha Gjokoviçi.
sfidanti.aL