Barcelona dhe Shakira e nisin keq, humbin rrugën në Torino!

Autobusi i Barcelonës pati një ngarkesë edhe më të çmuar se zakonisht kur mbërriti në Torino për ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve, por kjo nuk e ndihmoi që të mos kishte një të papritur. Në krah të Gerard Pikesë ishte “e tija” Shakira, me këngëtaren kolumbiane që është kthyer në një “blaugrana” të vërtetë.

Gjithsesi, shoferi pati një ngatërresë të vogël sepse humbi rrugën që do ta çonte në hotel. Shpejt, shoferi u ndihmua, dhe ai pasi i futi marshin e prapmë, u kthye dhe shkoi drejt hotelit kur Barcelona u vendos për të qendruar deri përpara ndeshjes. Barça mbërriti në Torino në mëngjesin e ditës së djeshme, pati konferencë shtypi me Luis Enriken dhe Havier Maskeranon, si dhe u stërvit në stadiumin “Juventus”.

Sfidanti.al