Mesi shtrydh kokën për të gjetur trajnerin e ri tek Argjentina

Federata e Futbollit e Argjentinës (AFA) është në kërkim të trajnerit të ri pas shkarkimit të Edgardo Bauza

Gjashtë trajnerë janë kandidat për ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Argjentinës pas shkarkimit të Edgardo Bauza nga detyra.

Fjala është për: Jorge Sampaoli (Sevilla), Diego Simeone (Atletico Madrid), Mauricio Pochettino (Tottenham Hotspur), Marcelo Gallardo (River Plate), Eduardo Berizzo (Celta Vigo) dhe Marcelo Bielsa (i lirë).

Por, sipas mediave spanjolle, trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli është favorit për të marrë drejtimin e Argjentinës.