Gareth Bale, ylli i Real Madridit, i ka thurur lavde trajnerit të Bayern Munichut, Carlo Ancelottit
Bayern Munich dhe Real Madrid do të përballen nesër në “Allianz Arena” në kuadër të ndeshje së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gareth Bale e pranon se ekipi gjerman mposhtet vështirë, derisa meritat për këtë ia atribuon trajnerit italian, Carlo Ancelotti.
“Ancelotti e ka bërë Bayernin skuadër që vështirë mposhtet, por duhet pranuar se ata janë shumë të rrezikshëm edhe në sulm”, ka deklaruar Bale.
“Ai është një menaxher i madh. Ai synon të bëjë një ndikim të madh dhe të jetë i suksesshëm kudo që ai shkon”, ka theksuar Bale.