A mund t’i besohet porta e bekuar e Bajernit një si..Sirigu

Karlo Ancelotti po synon ta transferoj në Byaern Munich një portier italian, madje nuk e fsheh kete.

Sipas të përditshmes sportive gjermane, Kicker, Bayern Munich ka shfaqur interesim për portierin italian, Salvatore Sirigu.

Salvatore Sirigu, i cili është nën kontratë me Paris Saint-Germain, aktualisht është i huazuar te Osasuna, përcjell Express.

Ish portieri i Palermos ka kontratë me kampionin e Francës deri në verën e vitit 2018. Por, gjatë verës ai mund të përfundoj në Munich, pasi trajneri Unai Emery nuk llogaritë në shërbimet e italianit.