Bruklini e priste si “ujët e paktë”, dhe kishte të drejtë. Ai është një nga lojtarët e paktë të sigurt si kandidatë për më të mirin e sezonit, dhe Kevin Durant e tregoi menjëherë veten. Basketbollisti shtatlartë dhe tepër elegant mungoi gjatë, ndonëse kjo u ndje jo shumë në ekipin me Irvingun e Hardenin, ndërsa ishte në fushë në fitoren ndaj Nju Orlinsit me shifrat 139-111. Vërtet shifra të jashtëzakonshme, ndërsa Durant luajti diçka më pak se 19 minuta duke shënuar 17 pikë, kapur 7 topa në tabela e shërbyer 5 asistë. Ai pati 5 gjuajtje të sakta nga pesë për 2 pikë, dy gjuajtje nga dy për tri pikë dhe dy gjuajtje të lira të realizuara. Vetëm 6 topat e humbura ishin notë negative, por sërish mori vlerësimin 22. Për vendasit më i miri ishte Kajri Irving me 24 pikë, Olldrixh shënoi 22 e Xho Harris 14. Bruklini është në vendin e parë në Lindje me 36 fitore e 16 humbje, në një nivel të njëjtë me Filadelfian dhe pak më mirë se Miluoki.
Sfidanti.al