Nuk janë vetëm klubet e mëdha evropiane që ndjekin Erling Haaland, por edhe ndonjë prej gjyqtarëve. Është ky rasti i Octavian Sovre i cili u filmua nga telekamerat e tunelit që të con dhomat e zhveshjes teksa ishte duke marrë një autograp nga Haaland
Vlen të kujtohet se Sovre ishre një prej arbitrave të kontestuar që gjykuan sfidën mes PSG e Basaksehir. Gjatë asaj ndeshje, arbitri i katërt Sebastian Coltescu iu drejtua një anëtari të stafit të skuadrës turke me frazën ‘negru’ duke bërë që skuadrat të braktisin fushën e lojës. Pas disa muajsh UEFA mori masa disiplinore edhe për Sovren për sjellje jo të mirë dhe e urdhëroi që të ndjekë një program edukativ brenda 30 qershorit të 2021. Por tani, me rastin e autografit që i kërkoi Haaland, UEFA mund të marrë masa akoma më serioze.
Sfidanti.al