Duranti dëmtohet, por Feniksi fiton me 44 pikët e Bukerit!

Lëndimi i yllit të ardhur nga Bruklini ndodhi në nxemje dhe ishte goditje e rëndë. Gjithsesi, në mungesë të Kevin Durantit ishte Devin Buker që shkëlqeu në sfidën që Feniksi e fitoi në shtëpi ndaj Oklahomës. Buker shënoi 44 pikë, duke qenë mjaft i saktë në gjuajtje me gati 74 për qind nga loja. Feniksi ia doli 132-101, por shqetësimi ishte i madh se çfarë do të ndodhte pa Durantin. Megjithatë, ekipi nga Arizona ka 4 fitore radhazi dhe është në vendin e 4-ët në Perëndim me shpresën për t’u ngjitur më lart. Mjafton që Duranti të kthehet sa më shpejt.

Sfidanti.al