Paris SG është dhe mbetet një skuadër me pretendime të mëdha, një klub që ka shpenzuar shumë, por që vazhdon të mos ketë sukses në Ligën e Kampionëve. “Mallkimin” francez e tregoi edhe një herë Bajerni që e eliminoi që në raundin e dytë, e dyta herë radhazi që i ndodh kjo pas asaj që bëri vjet Reali. Pasi fituan 1-0 ndeshjen e parë në “Parkun e Princave”, bavarezët triumfuan 2-0 në “Alianc Arenë” duke mos lënë asnjë dyshim se kush meritonte të kalonte. Në fushë për PSG-në ishin Mbape e Mesi, por golat u shënuan jo prej tyre, por prej Çupo-Motingut dhe Gnabrisë. i pari ishte më parë lojtar parizien. Shqetësimi ishte i madh në Mynih sesi do të shkonte ndeshja me Mbapenë në terren, të kthyer nga stërvitja, por Bajerni e përballoi ndeshjen dhe tregoi se pavarësisht luhatjeve në Bundesligë, mbetet tepër i fortë kur jep maksimumin. Në çerekfinale, ekipi i trajnerit Julian Nagelsman bashkohet me skuadra të tjera që e kanë fituar disa herë Championsin si Milani, Benfika dhe Çelsi.
Sfidanti.al