Dueli Joshua-Fury ka datë dhe vendin ideal

‘Beteja e Britanisë së Madhe’ po merr formë për vitin 2021. Anthony Joshua e bëri të ditur duelin me Tyson Fury që do të vendosë se kush është mbreti I peshave të rënda, një duel që pritet të zhvillohet me të vërtet në pak muaj pasi që të dy boksierët duan të masin forcat ndërkohë që është arritur edhe akordi ekonomik me palët që do të  përfitojnë të njëjtën shifër nga të ardhurat që do të gjenerohen nga dueli.

Eddie Hearn, promotori i Matchroom, që mbron interesat e Joshua dha më shumë detaje për procesin e negociatave. Në këtë moment të gjithë janë në pritje të kontestimit të prezantuar nga Deontay Wilder te Këshilli Botëror për titullin e dhënë Tyson Fury, ndaj të cilit amerikani kërkon një duel të tretë që e konsideron si pjesë të kontratave në duelet e mëparshme.

Hearn e di që Fury donte të duelonte këtë dhjetor dhe tani do të dojë ta bëjë këtë në janar apo shkurt, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë pas  arritjes së akordit për sfidën kundër Joshua. Për Hearn, Londra është vendi ideal për këtë përballje, por nuk janë përjashtuar as Lindja e Mesme apo Kina

Në të njëjtën kohë ai foli edhe për datën e përzgjedhur. ‘Për ne momenti ideal do të jetë fundi I majit, por gjithcka do të varet nga vendi ku do të shkojë, kur i leverdis atij që bën ofeetën për këtë duel dhe nëse do ta zhvillojmë atë në Mbretërinë e Bashkuar-tha Hearn-Në Mbretërine e Bashkuar do të kemi kontrollin total të situatës. Vendosim datën, vendin dhe nxjerrim biletat në shitje kur duam, por nëse do të luhet në vend tjetër do të duhet të shohim gjërat. Sido që të jetë do të vendosin Joshua dhe Fury’.

Sfidanti.al