Presidenti i Unionit Nderkombetar te Çiklizmit, David Lapartien eshte nje nder partizanet r perjashtimit te Kris Frum nga Xhiro e Italise dhe Turi i Frances se ketij viti nese deri ne ate moment nuk do te jete marre ndonje vendim per te. Britaniku i Team Sky rezultoi pozitiv me nje norme 2 here me te larte nga ajo e lejuar te substances salbutamol me Frum qe u justifikua se vuante nga astma.
Sipas Lapartien, nuk eshte gje e mire qe Frum te vazhdoje te garoje dhe se kjo çeshtje mund te zgjase edhe 1 vit duke kujtuar edhe rastin e Kontador.
Ne te njejten kohe, Lapartien pranoi se kjo inisiative mund te perfundoje ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv me Lozane. Ai shtoi se do te mbeshtese organizatoret e ketyre dy ngjarjeve te medha çiklistike nese do te kerkojne mospjesemarrjen e tij. Gjithashtu Lapartien i kerkon Team Sky qe te ushtroje presion mbi Frum per te qendruar jashte ketyre evenimenteve.
Lapartien shkon edhe me tej dhe thekson se Drejtori i Team Sky, Dave Brailsford eshte nje nga personat me te ashper ne deklaratat kunder dopingut duke dale garant se skuadra e tij i respekton rregullat. Nderkaq, Kris Frum vazhdo stervitjen e tij normalisht dhe duket se Team Sky nuk ka ndermend te marre ndonje mase kunder tij.
Sfidanti.al