Donçiç në versionin “Lebron Xhejms” pas 42 pikëve ndaj San Antonios

Vetëm një lojtar në NBA ia kishte dalë ta bënte, dhe ai nuk mbeti pa e realizuar. Luka Donçiç u bashkua me Lebron Xhejmsin si dy basketbollistët e vetëm nën 21 vjeç me një tripëll dabëll dhe me mbi 40 pikë në një ndeshje. Ylli nga Sllovenia realizoi 42 pikë, kapi 11 topa në tabela dhe shërbeu 12 asistë në suksesin e vuajgtur të Dallasit ndaj San Antonios, me shifrat 117-110. Donçiç u shpall vjet si debutuesi më i mirë i NBA-së, ndërsa këtë edicion ka 6 tripëll dabëlla, duke qenë më i miri në ligën e Amerikës së Veriut.

“Ky djalë mund të bëjë gjithçka në një fushë basketbolli, – u shpreh trajneri i Dallasit, Rik Karlajsël, – ai po kalon një periudhë magjike, diçka fenomenale për t’u parë. Është fenomenale të jesh pjesë e kësaj historie”. Lebron Xhejms reagoi në rrjetet sociale pas shkëlqimit të Donçiçit, duke e lavdëruar, por sipas zhargonit të basketbollit amerikan. “Ai është një bir k… vërtet i keq, – shkruajti Lebroni, – dua që të gjithë ta dinë këtë”.

Sfidanti.al