Me shtatlartësinë 2.21 metra është padyshim një nga më shtatlartët e basketbollit në botë, një pasardhës i denjë i gjigandëve si Tkaçenko e Arvidas Sabonis. Kristaps Porzingis, “kulla letoneze” po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Dallas Maveriksin, sidomos në mungesë të yllit kryesor, Luka Donçiç. Lojtari me numrin 6 ishte më i miri në fitoren e madhe të Dallasit në fushën e Filadelfias, njërës prej skuadrave më të mira të Konferencës Lindore.
Letonezi shënoi 22 pikë, kapi 18 topa në tabela (rekord i karrierës në NBA), vodhi 1 top dhe bllokoi 3 gjuajtje. Nuk ishte aspak keq në saktësinë e gjuajtjeve dhe Dallasi fitoi 117-98. Tim Hardëuej shënoi 27 pikë, por e gjithë skuadra mike shkëlqeu, me Finej-Smithin që pati 11 pikë, Bransonin 11, Kleberi 10 e Seth Kërri 11. Për Filadelfian nuk mjaftoi qendra Embiid, edhe pse luajti shumë mirë duke shënuar 33 pikë e kapur 17 topa në tabela. Dallasi është në vendin e katërt në Perëndim me 19 fitore e 9 humbje, shumë pranë vendit të dytë.
Sfidanti.al