Davitkov: Dardan Berisha – “arma” kryesore e Kosovës

Ekipi përfaqësues i Maqedonisë humbi ndeshjen e parë parakualifikuese të Kampionatit Botëror – 2019 që do të zhvillohet në Kinë, me rezultatin 72-68 ndaj ekipit homolog të Kosovës në fushën e kësaj të fundit. Mbas ndeshjes, trajneri i Maqedonisë, Jordanço Davitkov, tha:

“Mendoj se ne luajtëm dobët, sidomos në pjesën e parë të ndeshjes, ku diferenca ishte 20 pikë në disfavorin tonë. Ne e dinim se ‘Dardan Berisha’ është ‘arma’ kryesore e Kosovës dhe, në fakt, ai është një lider i vërtetë dhe një basketbollist i shkëlqyer. Në pjesën e dytë, ne luajtëm më mirë, por ishte e veshtirë që ta mbuloje hendekun prej 20 pikësh, për më tepër në atmosferën që ekzistonte në pallatin e sportit atje, pasi ekipi i Kosovës pati një mbështetje shumë të madhe nga tifozët e vet. Gjithçka, sa u përket organizimit, masave të sigurisë dhe pjesëve të tjera të teknike të kësaj ndeshjeje, ishte në një nivel të përsosur”, tha trajneri i kombëtares së Maqedonisë.

Sfidanti.al