Fjalët e Pikesë, moda e re e bluzave të tifozëve të Paris SG

“Të qendrojë”. Këto fjalë të thëna me gjithë zemër nga Gerard Pike janë bërë objekt talljeje dhe mode në kryeqytetit e Francës. Mbrojtësi i Barcelonës, u shpreh pikërisht kështu, kur u pyet disa kohë më parë për atë që duhej të bënte Nejmari. “Se queda”, – u shpreh ai në spanjisht, pra “të qendrojë”. Tashmë, Nejmar po qendron diku tjetër, tek Paris SG, dhe tifozët parizienë kanë pasur kënaqësinë dhe mundësinë, nga ana e klubit, që të blejnë fanela ku është stampuar pikërisht kjo shprehje.

Sfidanti.al