‘Danke Nico’: Hulkenberg I jep lamtumirën Botërorit të Formula 1

Ajo në Abu Dabi ishte gara e fundit në Botërorin e Formula 1 për Niko Hulkenberg. Piloti gjerman, sezonin e ardhshëm do të zëvendësohet nga Esteban Okon te Renault, ndërkohë që ai e pati të pamundr të gjejë një tjetër skuadër në këtë kampionat duke u detyruar të largohet prej tij, ndoshta për të kaluar në DTM.

Ndërkaq, skuderia franceze vendosi të falenderojë Hulkenberg për punën e tij në këto 3 vjet që ishte pjesë e Renaut duke I thënë: ‘Danke Nico’. Nga secili prej nesh që punuam shumë me ty në këto 3 vitet e fundit. Ti na motivove, na bashkove dhe na bëre të qeshim në cdo hap të rrugëtimit tonë. Do ta ndjejmë mungesën tënde Hulki!-shkruhej në postimin e falenderimit të Renault për Hulkenberg

Fjalët më të mira për Hulkenberg u thanë edhe nga Drejtori Sportiv, Alan Perman, ‘Hulkenberg ishte një factor kyc në përmirësimin tonë-tha Perman-feedback-ët e tij ishin vendimtarë në zhvillimin e makinës, është një pilot I ndjeshëm dhe I aftë në transmetimin te tekniket të sensacioneve edhe kur gara nuk ishte shumë e kënaqshme. Mendimi I tij, nëse dëgjohet, vështirë se rezulton I gabuar’.

Niko Hulkenberg e mbyll aventurën e tij në Formula 1 me 179 gara të zhvilluara, 1 pole position I fituar dhe 2 xhiro të shpejta me Uilliams, Force India, Sauber dhe Renault. Tani për të do të ketë 1 vit pushim, më pas do të shohim se cfarë do të bëjë me të ardhmen ku  në horizont duket se është shfaqur  kampionati DTM.

Sfidanti.al