Damon Hill kunder Mercedes dhe Ferrarit: Te largohen nga F1, po e shkaterrojne

Gara e Australise ne Formula 1 dhuroi emocione, por edhe polemika. Fillimisht ishte Vershtapen qe e quajti ate te merzitshme, kurse tani ai qe flet eshte Demon Hill. Ish kampioni i botes ne Formula 1 iu kundervu Mercedes dhe Ferrarit duke i kritikuar nepermjet nje postimi ne Twitter.

‘Per mendimin tim Mercedes dhe Ferrari sa me shpejt te largohen nga F1 aq me mire do te jete-shkruan Demon  Hill-keto dy gjigande industriale po e shkaterrojne kete sport. Duan gjithnje te gjithe torten per vete’.

Nje koment ky qe ka gjetur pergjigjen e menjehershme nga skuderia gjermane qe i drejtohej: ‘Nuk kujtojme ndonje ankese tenden kur fitoje me motorin e fuqishem Renault’.

Sfidanti.al