Nuk e thotë qartë, por Christian Horner shpreson që plagët që Red Bull I la Mercedes në garën e fundit të 2020 në Formula 1 të djegë ende e sidomos të ketë përfaqësuar një pikë kthese. Nuk kanë rëndësi kushtet si kanë ndodhur ngjarjet. Sfida shumë shpejt do të rinisë dhe Drejtori i skuadrës austriake mendon se e gjithë beteja do të jetë mes Red Bull e skuderisë gjermane.
Në një intervistë për ‘Autosport’ Horner tha se në Formula 1 është Mercedes, Red Bull dhe më pas një boshllël i madh duke iu referuar pikërisht garës për titull. Dhe arsyetimi është shumë i saktë gjë që verifikonhet shumë lehtë; mjafton të shohësh se cfarë ka ndodhur në Botërorët e Formula 1 në vitet e fundit. Në radhë të parë, në një dekadë është parë të triumfojnë pilotët e Red Bull e Mercedes si kampionë bote, Vettel, Hamilton, Rosberg dhe kanë qenë këto dy skuderi në garë edhe për titullin për konstruktorë.
Por Red Bull nuk e ndjen shijen e triumfit që nga 2013, viti I fundi I triumfeve të Sebastian Vettel dhe këtë vit Horner do të kërkojë të shuajë këtë thatësirë trofesh.
Sfidanti.al