Carlos Sainz: Djali im te Ferrari? Gjërat po përshpejtohen

Largimi i Sebastian Vettel nga Ferrari liron një nga vendet më të lakmuar në Botërorin e Formula 1 dhe në njëvendëshen më prestigjioze në botë  mund të ulet Carlos Sainz Jr edhe pse babai i tij që ka po këtë emër preferon të mos flasë shumë në lidhje me këtë lëvizje

‘Mund të them shumë pak dhe nuk dua të gënjëj asnjë-tha 2 herë kampioni I botës në Rally-është e qartë që gjërat po përshpejtohen dhe se skuadrat nuk do të presin fillimin e sezonit sepse nuk dihet se cfarë Botërori do të shohim’.

Carlos Sainz Senior foli për këtë lëvizje të mundshme të djalit të tij në chat online të organizuar nga Movistar+ me 3 herë kampionin e Rally Dakar që u shpreh se uron që të ketë të reja sa më shpejt që të jetë e mundur

‘Mund të them se Carlos ndihet mirë aty ku është dhe mund të shtoj se po krijohen shumë situata në mënyrë të shpejtë, dua të mendoj se shumë shpejt do të mësohet dicka sepse nuk mund të bëjmë llogaritë me të gjitha këto zëra edhe për 2 muaj të tjerë-tha Carlos Sainz Senior-janë momente delicate, nuk mund të shtoj gjë tjetër’.

Ndërkaq, në median gjermane po flitet me shumë siguri, zyrtarizimi i Sainz Jr te Ferrari pritet të bëhet këtë enjte, 2 ditë pas komunikimit për largimin e Sebastian Vettel.

Sfidanti.al