Shokuese në Turqi, futbollisti vret djalin me coronavirus

Nga Turqia mësohet për një tragjedi që të lë pa fjalë. Cevher Toktas,  futbollist i Bursa Yildirim Spor, rrëfeu pas  11 ditësh se ka vrarë djalin e tij 5 vjec aë ishte shtruar me urgjencë në spital prej dy javës me temperaturë të lartë dhe me simptoma të Covid-19. Mesfushori turk,tashmë 33 vjecar dhe që rrezikon burgim të përjetshëm rrefeu krimin e tij teksa theksoi se e mbyti fëmijën me një jastëk

‘Vura jastëkun te koka e djalit tim duke e shtyrë fort-tregon krimin makabër Cevher Toktas-pak më vonë thirra mjekët që askush të mos dyshonte. Nuk e kam dashur kurrë djalin tim të vogël, nuk kam asnjë problem mendor. Arsyeja e vetme është se nuk e desha’.

Tani Toktas do të gjykohet për vrasje dhe me shumë mundësi do të kalojë pjesën e mbetur të jetës së tij pas kangjellave të qelisë ku ndoshta do të pendohet për atë cfarë ka bërë dhe do të duhet të bashkëjetojë me brejtjen e ndërgjegjes për të gjithë jetën e tij’.

Sfidanti.al