Tre herë kampioni i Wimbledon, Boris Becker ka mohuar se ka fshehur pasuri mes të cilave një apartament në Chelsea dhe 1.2 milionë Paund cash ndaj kuratorëve për falimentimin në një proces gjyqësor duke rrezikuar të dënohet deri në 7 vjet burg. Ish trajneri i Novak Djokovic në 2017 deklaroi falimentimin për të mos u detyruar të përballet me pagesën e borxheve të tij.
Boris Becker i ka mohuar të 19 akuzat për këtë fshehje të mundshme të pasurisë. Sipas prokurorisëm, 52 vjecari kishte në zotërim një apartament në Coleherne Court në lagjen e Chelseat të londrës dhe 2 prona të tjëra në Gjermani që nuk janë deklaruar në qershor-tetor të 2017. Po kështu ai ka fshehyr edhe bhë borxh prej 754 190 Paund dhe një llogari bankare prej 1.2 milionë Paunr si dhe 75 mijë aksione të kompanisë së inteligjencës artificiale, Breaking Data Corp
Sipas të përditshmes britanike ‘The Guardian’, Becker u lirua me kusht me detyrimin për të banuar pranë pronës së Battersea dhe të informojë shërbimin që po ndjek këtë cështje dy ditë përpara udhëtimit pëe në Monaco që është parashikuar të zhvillohet javën e ardhshme.
Becker nga ana e tij në rrjetet sociale mbrojti veten nga akuzat: ‘I pafajshëm deri sa të provohet e kundërta-shkruante Becker në një postim në Twitter-mohoj akuzat ndaj meje dhe do të mbrohem me të gjitha mjetet ligjore. Besoj te sistemi i drejtësisë të Britanisë dhe agjentëve të tij. Skuadra ime do të vërtetojë pafajësinë time në kohën e duhur!!! BB’.
Sfidanti.al