Një tjetër “bombë” e madhe shpërtheu. Një tjeër herë Lionel Mesi tregoi se nuk ka ndryshuar aspak mendje kur vjen puna tek gjykimi për drejtuesit e Barcelonës (dhe për trajnerin Ronald Kuman), dhe një tjetër herë u kuptua se superylli argjentinas goditi në shenjë. “Luis, ti nuk e meritoje një largim të tillë si ky që të bënë, – shkruajti Mesi në rrjetet sociale, – meritoje të të jepnin lamtumirën ashtu siç je, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës. Por, e vërteta është se në këtë pikë ku kanë arritur punët, mua nuk më habit më asgjë”.
Ky ishte mesazhi, vazhdimi I “luftës civile”, por “bomba” më e madhe ishte pëlqimi I gjerë që mori ky mesazh brenda dhe jashtë Barcelonës. De Jong, Ymtiti, Pjaniç dhe Trinkao të ekipit katalanas I bënë “pëlqim”, po ashtu si Arturo Vidali, Ksavi, Eto, Pedro e Bartra, babai I Nejmarit, Mark Markez, “Fenomeni” Ronaldo, Terri, Bekam, Dibala, Aguero, Fabregas, Luka Donçiç e të tjerë. Nejmari shkoi më larg duke shkruar edhe “si ka mundësi që I bëjnë gjërat në këtë mënyrë?”!
Sfidanti.al