Leyton Orient, skuadra e divizionit të katërt të futbollit anglez, u eliminua nga Kupa e Ligës ku si kundërshtar kishte Tottenhamin. Shkak u bë Coronavirusi që kishte prekur disa prej futbollistëve të kësaj skuadre duke e penguar atë që të zhvillonte sfidën me skuadrën e Jose Mourinhos e programuar të zhvillohej ditën e martë
‘Sipas rregullave të kompeticionit, Tottenham kualifikohet për në raundin e katërt dhe do të përballet me Chelsean të martën e 29 shtatorit-theksohej në një komunikatë të Kupës së Ligës.
Drejtuesit e Kupës së Ligës iu referuan nenit 5.1 të rregullores së saj që ka të bëjë me mosprezantimin e një skuadre për të eliminuar skuadrën e Leyton Orient.
Sfidanti.al