Nik Boletieri, legjendë e lojës së tenisit dhe një nga trajnerët më me influencë në histori, thotë se Rozher Federeri është “dhuratë nga Zoti”, po jo tenisisti më i mirë në historinë e këtij sporti. “Sikur bota të kishte më shumë si Federeri, ajo do të ishte edhe më e mirë. Ai, me të vërtetë, është një ‘dhuratë nga Zoti’, është një tenisist i përsosur, si ai, rrallë kush punon dhe këtë e bënë në mënyrën më të mirë, madje, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, në familje dhe fondacionin humanitar që drejton. Sidoqoftë, unë nuk mund të them se ai është tenisisti më i mirë në histori, pasi edhe ai ka pasur rëniet e veta, por, megjithatë, janë të rrallë ata që zotërojnë talentin e tij”, vë në dukje Boletieri. Federeri, gjatë këtij sezoni, po luan në mënyrë fantastike, ka fituar te tituj: Grand Slamin e Melburnit, si edhe turnetë e mjeshtrave në Majami dhe Indiana Uells.
Sfidanti.al