Quhet Billi Xho Sonders (Saunders) dhe është një nga boksierët profesionistë më të mirë të botës. Britaniku është kampion i botes në peshat e mesme, ndërsa me të vërtetë “la nam” me sjelljen e tij, që nuk teprohet po të quhet e poshtër. i ulur në sediljen e shoferit, në makinën e tij të stërshtrenjtë “Rolls Rojs” (vlera, 250 000 paund stërlina), njeriu vanitoz nisi të tallej me një vajzë që ishte aty pranë, dhe që dukej si një përdoruese droge.
Sondersi, sipas një videoje të xhiruar pranë tij, i kërkoi vajzës që të sillej sikur po bënte seks, në mënyrë që ai t’i jepte lëmoshë 150 paund stërlina, që ajo natyrisht t’i përdorte për të blerë drogë. Më pas, ai e nxiti vajzën që të goditje një kalimtar, diçka që ajo e bëri.
Videoja bëri bujë dhe kritikat ishin të ashpra për këtë kampion edhe në poshtërsinë e tij. Nuk dihet nëse ka ligje në Britaninë e Madhe, që këtë njeri ta burgosin, ta detyrojnë të punojë me javë apo me muaj në punë të dobishme për shoqërinë, apo që t’ia heqin licencën e boksimit, pasi një kampion bote nuk mund të jetë model për brezin e ri duke u sjellë ashtu.
Sfidanti.al