Njëri yll është nga Kroacia dhe tjetri nga Sllovenia. Flasim për dy basketbollistë shumë të mirë europianë që luajnë në NBA, Bojan Bogdanoviçin dhe Luka Donçiçin, të cilët ishin përballë në duelin mes Detroitit dhe Dallasit. Fituan Pistonsat pas kohës shtesë, edhe pse Donçiç shënoi 35 pikë për teksanët, duke shtuar 5 topa në tabela e 10 asiste, po ashtu 3 vjedhje topi. Bogdanoviç realizoi 30 pikë duke qenë më i miri i Detroitit, me 4 topa në tabela, 4 asistë e 2 vjedhje topi. Saktësia e tij ishte mjaft e madhe në gjuajtje, ndërsa u ndihmua nga Kilian Hajes. Pistonsat ia dolën 131-125.
Sfidanti.al