Basti i shekullit: 3 milionë dollarë për fitoren e “Shqiponjave” në Superboul ..

Media amerikane publikoi një lajm për një bast të pazakontë me rastin e ndeshjes së madhe Superboul që u zhvillua të dielën e fundit në Minesota. Një tifoz shumë kurajoz dhe i guximshëm vuri bast 3 (tre) milionë dollarë të pabesueshëm për fitoren e “Shqiponjave” (Eagles) të Filadelfias, megjithëse ky ekip ishte autsajder (pa pretendime) kundrejt ekipit “Patritotët” të Nju Inglendit (New England Patriot’s).

Pagesa prej tre milionë dollarësh u bë në Las Vegas, ndërkohë që fituesi duhet të ketë fituar 5,4-6 milionë dollarë. Për të vendosur një bast të tillë, pra, për të bërë një pagesë të tillë të madhe, duhet të jesh trim i madh, ndërkohë që dihej se “Shqiponjat” hynë në ndeshjen e lartpërmendur pa kuoterbekun e tyre më të mirë, ndërkohë që përballë kishin “Patriotët” e frikëshëm që e kanë fituar disa herë Superboulin, me në krye kuoterbekun më të mirë amerikan e botëror, Tom Brejdi. Megjithatë, për fatin e vet, “Shqiponjat” e Filadelfias e fituan ndeshjen 41-33, duke triumfuar, kështu, për herë të parë, në historinë e Superboulit amerikan.

Sfidanti.al