Sevija skuadra e finaleve; 17 të tilla në 12 vjet

Statistikat e Sevijës në futbollin e viteve të fundit janë vërtet spektakolare. në 21 prill, skuadra andaluziane do të luajë finalen e Kupës së Mbretit, finalja e saj e 17 në të gjitha kompeticionet në 12 vitet e fundit, shifra këto që të bëjnë ta përkufizosh Sevijën si skuadra e finaleve

Në këto 17 finale, 3 finale janë në Kupën e Mbretit me 2 fitore, 3 të tjera me Superkupen e Spanjës me 1 triumf, 5 në Superkupën e Evropës, nga të cilat është fituar 1 dhe 5 finale në Europa League, të fituara të gjitha. Për Sevijan ajo e muajit prill do të jetë finalja e 9 e Kupës së Mbretit, 5 të parat i luajti në periudhën 1935-1962, ndërsa 3 të fundit janë të shekullit 21 në 2007,2010,2016

Nga këto 9 finale, Sevija ka mundur të fitojë 5 dhe ka humbur 3. E fundit ishte ajo e 23 majit të 2016 pikërisht ndaj Barcelonës me katalanasit që fituan 2-0

sfidanti.al