Babai i Hamilton bën apelin: Bashkohunu me Lewis si Kaepernick për protestë

Babai i Lewis Hamiltion u ka bërë një apel të gjithëve të përfshirë në Formula 1 që të pasojnë djalin e tij, kampionin e botës në fuqi e të mbështesin gjurin në tokë, kur kampionati të nisë në Austri në 5 korrik. Piloti i Mercedes, që është i vetmi pilot me ngjyrë që është shpallur kampion bote në Formula 1 ka kritikuar botën e motorsportit që ia la vetëm atij detyrën për të mbrojtur barazinë racial pas vdekjes së George Floyd  në SHBA.

Gjashtë herë kampioni i botës ka në program që të vendosë gjurin në tokë si ish lojtari i NFL, Colin Kaepernick, përpara fillimit të Cmimit të Madh të Austrisë që do të jetë gara e parë sezonale në Formula 1 pas pauzës për Covid 19.

‘Është një cështje që nuk duhet të ketë të bëjë vetëm me Lewis, por me të gjithë Formula 1. Shpresoj që të gjithë të gjunjëzohen-tha Anthony Hamilton për portalin gpfans.com-duhet të jenë vetë F1 dhe FIA që të thonë se duhet bërë gjunjëziumi jo vetëm për lëvizjen ‘Black Lives Matter’’, por për të gjithë ata që kanë vuajtur dhe që po vuajnë Covidin’

Anthony Hamilton nuk e ka fshehur admirimin për të nbirin që vazhdimisht flet në rrjetet sociale

‘Mendoj se ajo cfarë po bën Lewis është befasuese-vijoi Anthony Hamilton-nuk ka frikë të përballet për dicka ku ai beson. Jam ulur dhe kam lexuar mesazhet e tij dhe kam thënë: Wow është e fuqishme. Nuk jam habitur që e bëri dicka të tillë se Leëis është një kokëcarës, surpriza ishte që askush përpara tij nuk kishte bërë apo thënë ndonjë gjë’.

Sfidanti.al