Baba rus, nënë koreane, pasaportë kazake, ky kampioni i boksiot, Golovkin!

Ka lindur në Karagandi të ish-Republikës Socialiste Sovjetike të Kazakistanit, 34 vjet më parë. Babai i tij ishte rus dhe punonte minator, ndërsa nëna ishte koreane, një asistente në një laborator kimik. Emri i tij është Genadi Golovkin, dhe nënshtetësia e tij i përket republikës sot të pavarur të Kazakistanit. Një nga kampionët më të mëdhenj të sotëm të boksit profesionist i ka shtuar edhe një etapë tjetër jetës së tij, pasi është zhvendosur nga Shtutgarti i Gjermanisë në Kaliforni, në SHBA.

Ish-kampioni i botës dhe ish-nënkampioni olimpik është sot një nga sensacionet e boksit profesionist, me 36 fitore në 36 ndeshje, dhe me 33 nokaute. Ai do të përpiqet ta rrisë edhe më tej lavdinë në ndeshjen e sotme ndaj amerikanit Daniel Xhejkobs, një kundërshtari të rrezikshëm që ka fituar 32 nga 33 ndeshjet e tij (1 humbje) dhe me 29 nokaute. Xhejkobsi 30-vjeçar pritet të jetë një rival i fortë në ringun e Nju Jorkut, në të famshmin “Medison Skuer Garden”.

Golovkin ka bashkuar titujt e peshave të mesme, duke qenë kampion në ËBC, ËBA, IBF dhe IBO. Nëse ai do të fitojë ndaj Xhejkobsit, atëherë ekziston mundësia që të ndeshet me një tjetër sensacion të boksit, meksikanin Saul “Kanelo” Alvarez, që është 26 vjeç, që ka zhvilluar 50 ndeshje, duke fituar 48 (34 KO), barazuar 1 e humbur 1.

Sfidanti.al