Turneu i Australian Open do të luhet me praninë e publikut. në këtë eveniment do të lejohet të hyjnë në impiante 25-30 mijë tifozë në ditë, lajm që u konfirmua nga vetë organizatorët e kompeticionit. australian Open që tradicionalisht luhet në janar u shty për në 8 shkurt për shkak të pandemisë coronavirus me tenistët që në momentin e mbërritjes në vend u detyruan të hyjnë në karantinë për 14 ditë.
Sipas medias australiane në total, do të jenë rreth 400 mijë shikues në impiantet e turneut të parë Grand Slam të Vitit, gjatë 2 javëve të zhvillimit të tij, një shifër kjo që është sa gjysma e shikuesve që ndjekin nga pranë sfidat e këtij turneu shumë të rëndësishëm.
sfidanti.al