Është kthyer në një histori qesharake kjo e pretendimeve të katalanasve për yje të mëdhenj dhe pas dështimit me Lautaro Martinezin, erdhi bllokimi për Erik Garsinë. Mbrojtësi i Mançester Sitit do të kushtonte vetëm 3 milionë euro, kaq ishte kërkesa e sheikëve, por Barcelona sot nuk ka mundësi të gjejë as kaq para. Ku shkoi klubi që i dha Mesit rrogë 40 milionë euro në vit, dhe që pagoi mbi 150 milionë euro për Kutinjon dhe mbi 100 milionë euro për Usman Dembelenë? Trajneri Ronaldo Kuman pohoi se Erik Garsia do të vijë në verë me parametër zero, pasi nuk do të rinovojë kontratën tek Siti, por problemi është sesi do të paguhet rroga e Mesit në të ardhmen, nëse presidenti fitues do të synojë ta mbajë, qoftë ky Laporta apo ndonjë tjetër?!
Sfidanti.al