Agjencia Antidoping i World Athletics pezullon përkohësisht Christian Coleman, sprinterin amerikan kampion bote në 100 m një titull që e fitoi vitin e kaluar në Botërorin e Atletikës të zhvilluar në Doha. Mësohet se Coleman në 9 dhjetor të 2019 evitoi një kontroll surprizë antidoping me atletin që u justifikua se kishte dalë për Pazar dhe se nuk ishte shumë larg nga vendi ku banonte.
Por jo vetëm kaq, Coleman edhe u ankua se nuk kishte marra as edhe një paralajmërim telefonik dhe se vetëm të nesërmen e mësoi ardhjen e komisarëve të agjencisë. Në të vërtetë, Coleman u fal një vit më parë për të njëjtën gjë dhe me atë të dhjetorit të vitit të kaluar ai e coin ë 3 numrin e kontrolleve antidoping të evituar në harkun e 12 muajve.
Për këtë arsye AIU e pezulloi përkohësisht Coleman nga cdo kompeticion dhe aktivitet sportiv.
Sfidanti.al