Antetokumpo tallet me rregullat e “Ndeshjes së Yjeve” në NBA

Ai quhet Janis Antetokumpo. Nuk ka shumë rëndësi fakti se ka prejardhje nigeriane, dhe se babai i tij emigrant e lindi në Athinë, së bashku me nënën. Këto janë histori të vjetra për të, ashtu si edhe fakti se u bë i pari lojtar i historisë së NBA-së që doli në 20 të parët në të gjitha kategoritë e statistikave (pikë, topa në tabela, asiste, vjedhje topi, bllokim gjuajtjesh).

Aktualisht, Antetokumpo ndihet i mërzitur me rregullat që ka NBA në përzgjedhjen e lojtarëve që duhet të marrin pjesë në Ndeshjen e Yjeve (All Stars). Rregulli është që basketbollistët klasifikohen sipas votave që marrin nga tifozët në rrjetet sociale, por rasti i yllit të Miluokit është specifik. “Unë do të merrja mbi 1 milionë vota nëse tifozët do të dinin të shkruanin siç duhet emrin dhe mbiemrin tim”, – tha ai, gjysmë me shaka dhe gjysmë seriozisht.

Në anglisht, emri dhe mbiemri i tij janë Giannis Antetokounpo, dhe pak besohet që amerikanët e thjeshtë, që ndjekin basketbollin, do të jenë të saktë. Pra, Jani mund t’i marrë votat, por ato të skualifikohen për shkak se emri dhe mbiemri i tij do të shkruhen gabim.

Sfidanti.al