Vitin e kaluar mesatarja ishte vetëm pak më shumë se 22 000. Tifozët nuk ishin pika më e fortë e Serisë A, por duket se entuziazmi i dikurshëm po kthehet. i quajtur në vitet 80-të “kampionati më i bukur në botë” (il piu bello), ai provoi një krizë të madhe e cila ndoshta po kalon. Mesatarja e 18 javëve të para të këtij sezoni është 24 445 tifozë për ndeshje, një rritje prej 10.1 për qind në krahasim me vjet.
Interi ka një mesatare të denjë për klubet më të mëdhenj të Europës, me 57 886 spektatorë për takim, por Milani ka fituar rritjen më të madhe (31 për qind), dhe tani mesatarisht e ndjekin 53 127 njerëz në ndeshjet shtëpiake në “San Siro”. Pas dy milanezeve është Napoli me 45 871, ndjekur nga Juventusi me 39 916 (thuajse stadiumi i mbushur plot e përplot) dhe pastaj Roma me 37 790.
Besohet se ka ndikuar forma e mirë e Juventusit që ka arritur dy finale Championsi në 3 vjet, si dhe investimet kineze në dy ekipet e Milanos kanë bërë të vetën, por edhe niveli i lartë konstant i Napolit, si dhe pretendimet e Romës fillimisht me Spaletin dhe tani me Di Françeskon.
Sfidanti.al