Andy Murray, pozitiv me Covid-19; në dyshim për Australian Open

Andy Murray ka rezultuar pozitiv me coronavirus dhe tani rrezikon të mos marrë pjesë ne Australian Open, turneu i parë Grand Slam i vitit në tenis. Lajmi u konfirmua nga media britanike sipas së cilës Murray ka hyrë tashmë në karantinë në shtëpinë e tij dhe se është në gjendje të mirë. Këtë javë Murray duhej të kishte udhëtuar drejt Australisë për Australian Open, por tani është i detyruar që ta shtyjë atë

Andy Murray do të udhëtojë drejt Melbourne kur të jetë krejtësisht i sigurt dhe kur t’i jepet leja e duhur nga autoritetet shëndetësore dhe qeveritare kompetente.

Sfidanti.al