Iannone nxjerr dufin; Po dole pozitiv me kokainë je OK, ndërsa unë u dënova 4 vjet

Andrea Iannone nuk është aspak dakord, 4 vitet e skualifikimit që iu dhanë si ndëshkim pas vendimit të CAS vazhdojnë t’i rëndojnë në shpatulla. Piloti italian do të duhet të qëndrojë edhe për shumë kohë larg pistave të garave të MotoGP, por edhe stërvitjeve. Të gjithë kësaj historie i shtohet edhe normativa e re e vendosur nga Agjencia Botërore Antidoping, WADA në lidhje me sanksionet.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Iannone publikoi titullin e të përditshmes ‘Libero’ të shoqëruar me diciturën: ‘Doping, sport e kokainë, një zhvillim shqetësues; I hapet rrugë pluhurit të bardhë?’.

Në artikullin e së përditshmes specifikohet se që nga 1 janari, një sportist që rezulton pozitiv për kokainë(por edhe heroinëm ekstazi e kanabis) rrezikon një skualifikim me 3 mua, një dënim që mund të ulet në 1 muaj nëse do të vërtetojë se është penduar dhe se do të marrë pjesë në një program rehabilitimi’

Një zhvillim vërtet epokal ky nëse mendohet se WADA përpara kësaj normative i dënonte sportistët pozitivë me kokainë në testet antidoping me 4 vjet skualifikim. Për t’u nënvlerësuar është se ky lloj ndëshkimi do të aplikohet nëse përdorimi i këtyre substancave ndodh jashtë kompeticioneve, dmth jo për të përmirësuar paraqitjet.

Kjo solli edhe reagimin e Iannones në rrjetet sociale: ‘Nuk më besohet-shkruante ai-nëse je pozitiv me kokainë je OK, ndërsa të pafajshmit dënohen me 4 vjet! Komplimenta!’.

Sfidanti,al