Alonso ‘thumbon’ Hondën: do të garoj në MotoGP, aty po ecën shumë mirë

Fernando Alonso mezi po pret fillimin e botërorit të Formula 1 të vitit 2018 ku ai shpreson që të luftojë për fitoren e garave apo ngjitjen në podiume me makinën e tij Meklaren Reno për të harruar epokën Honda nga e cila asturiani ka mbetur tejmase i zhgënjyer.

Me këtë rast, Alonso nëpërmjet një interviste për median spanjolle nuk ngurroi të hedhë disa thumba në drejtim të kompanisë japoneze të prodhimit të motorëve për dështimet e njëpasnjëshme të saj në Formula 1.

‘Më pëlqejnë garat, më pëlqen konkurrenca. Nëse është e mundur mund të marr pjesë edhe në Turin e Francës, Roland Garros e MotoGP. Te kjo e fundit Honda po ecën shumë mirë. Do t’i bëj të gjitha-tha Alonso duke buzëqeshur kur u pyet për dëshirën e tij për të marrë pjesë në disiplina të tjera sportive duke iu referuar faktit që në motociklizëm Honda është shumë kompetitive që vërtetohet nga fakti që marrkez është shumëpranë mbrpojtes së titullit botëror në MotoGP.

Sfidanti.al