Je i ftuar të ndjekësh Napolin në Champions, por pa rrip mesi!

Liga e Kampionëve nuk i paska shumë qejf pantallonat e mbajtura me rripa. Po si i bëhet, do të thotë dikush, si mund të mbahen pantallonat pa rrip. Mbahen apo nuk mbahen, klubi i Napolit nuk ka dëshirë të dëgjojë për ta, dhe tifozët napolitanë do të duhet të mbajnë pantallonat me duar kur të shkojnë në “San Paolo”. Fajin për këtë kufizim e ka sjellja e disa huliganëve në Mançester, kur skuadra e tyre luajti ndaj Sitit. Me rripa “të zhveshur” ata bënë “namin” në një pa të qytetit anglez.

Ky kufizim shtrihet edhe tek tifozët anglezë, edhe pse ata nuk bënë asgjë. Mediat britanike bëjnë shaka duke komentuar se ky ndalim nuk shkon deri tek Pep Guardiola, stafi i tij dhe futbollistët e Sitit. Ky koment bëhet pasi pikërisht sot doli si lajm që Siti është i detyruar të vishet i gjithi me kostume të modës të markës “Denim” dhe që kushtokan 2 000 paund stërlina.

Sfidanti.al