Alonso “thumbon” Hamilton

Fernando Alonso komenton vendimin e Lewis Hamilton për t’u bashkuar me Ferrarin në vitin 2025 duke theksuar se kjo nuk ka qenë asnjëherë ëndrra e britanikut.

“Nga jashtë dukej shumë i lidhur me skuadrën Mercedes dhe vendimi për të shkuar te Ferrari është disi i papritur por unë nuk di asnjë arsye se pse ai e ka marrë këtë vendim. Nuk më duket se ka qënë ëndrra e tij e fëmijërisë për të shkuar një ditë te Ferrari, madje as ëndrra e një apo dy muajve më parë sepse ka pasur një ëndërr tjetër. Më duhet të them që nuk ka asgjë për të komentuar dhe shpresoj ta shijojë si eksperiencë”.

sfidanti.al