Fernando Alonso duket se do te qendroje edhe 3 vjet ne Boterorin e Formula 1 per t’u terhequr ne vitin 2021. Vete piloti spanjoll i Meklarenit e konfirmoi kete ne menyre indirekte ne konferencen per shtyp te mbajtur pas provave zyrtare te Cmimit te Madh te Gjermanise.
Alonso u pyet nga gazetaret per rregullat e reja qe do te aplikohen ne Formula 1 mes te cilat jane edhe ato per gomat ‘Pirelli’.
‘Nuk e di. Nuk eshte se me intereson shume per kete pasi nuk do te jem ketu ne vitin 2021-tha Fernando Alonso-me intereson me shume qe te mos ndodhe ajo qe u pa sot ku ne piste nuk ishin shume makina per shkak te mungeses se gomave per piste te lagur’.
Sfidanti.al