Objektivi i këtij sezoni është mbërritja e legjendës që cilësohet si më e madhja e këtij sporti, Mikael Shumaherit. Është në rrugë të mbarë Ljuis Hamilton, edhe pse ende në vend të dytë në renditjen e Botërorit të Formula 1 pas dy garave të para të vitit. Ai ka vetë, 6 pikë më pak sesa shoku i tij i skuadrës, Botasi, dhe mund t’ia dalë në fund që të barazojë Shumin, me 7 tituj botërorë në karrierë. Gjithsesi, ky është vetëm njëri nga synimet.
Me fitoren e sotme në Shpilberg, Hamiltoni arriti në 85 fitore, duke qenë vetëm 6 suksese larg rekordit historik, që mbahet gjithashtu nga Shumaheri. Ai është vetëm 3 podiume larg rekordit që sërish e ka ish-piloti gjerman, me 155 ndaj 152 të anglezit, dhe tejkalimi në këtë renditje është vetëm çështje kohe. Më e vështirë do të jetë vendi i parë për podiumë, në raport me numrin total të garave, pasi Fangio e ka me mbi 67 për qind, ndërsa anglezi është në 60 për qind.
Hamilton zotëron kreun e renditjes historike për provat zyrtare, “pole position”, me 89 fitore ndaj 68 të Shumaherit, ka rekordin e pikëve në një sezon, 413, rekordin e pikëve në karrierë, 3 468, apo rekordin e fitores dhe vendit të parë në prova në të njëjtin Çmim të Madh, me 51 gara ndaj 40 të Shumaherit. Ndoshta, Hamiltoni mund të vazhdojë edhe nja dy sezone për të synuar të gjithë rekordet.
Sfidanti.al